Ilir Shaqiri bën dhuratën e veçantë për 17 Shkurt

Ilir Shaqiri bën dhuratën e veçantë për 17 Shkurt


Artisti gjithëkombëtar, Ilir Shaqiri ka vendosur që për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës të sjellë dhuratën e veçantë.

Muzika e tij dhe këngët e pashlyeshme në skenën shqiptare do të kujtohen dhe do të interpretohen për një kohë shumë të gjatë, shkruan “Kosovarja”.

Në shumicën e këngëve të artistit të dashur mbizotëron tema e atdhedashurisë dhe prandaj do të mbeten vulë në historinë e popullit tonë.

Ai vjen me një këngë madhështore në bashkëpunim me Rina Ramadanin. Kënga ka motive kombëtare, ndërsa është shoqëruar me një videoklip, në të cilin shfaqen pamje nga pjesë të ndryshme të trojeve shqiptare.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është kujdesur Avni Qahili, ndërsa orkestrimin e bëri Ebrar Mazhar.

Iliri përkundër se viteve të fundit ka qenë më pasiv në muzikë, meqë i është përkushtuar krijimtarisë letrare , ai vazhdon të admirohet nga publiku për karrierën e bujshme shumëvjeçare, tek zëri e kënga e tij gjithmonë jehon në data e ngjarje historike të kombit tonë. /Kosovarja/






Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us