​Publikohet lista zyrtare e Kosovës për ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë


Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos së bashku me shtabin teknik, kanë shpallur 12-shen përfundimtare për ndeshjet kundër Luksemburgut dhe Sllovakisë.

Këto takime do të zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Gëzim Morina do të mungojë për shkak të lëndimit, derisa për dallim nga ndeshjet e nëntorit janë rikthyer Dardan Berisha dhe Samir Zekiqi. Po ashtu në Kombëtaren e Kosovës është rikthyer Divine Myles. Denis Zenelaj do të debutojë për Dardanët.

Kjo është 12-shja përfundimtare: Divine Myles, Valon Bunjaku, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Erjon Kastrati, Denis Zenelaj, Meriton Ismaili, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Alban Veseli, Fisnik Rugova dhe Urim Zenelaj.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us