MSh: 92.5% më pak të sëmurë nga gripi në krahasim me vitin e kaluar

MSh: 92.5% më pak të sëmurë nga gripi në krahasim me vitin e kaluar






Në sezonin 2020/2021, numri i përgjithshëm i pacientëve me grip sezonal është 539, që është 92.5 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar dhe 94.5 për qind më pak se kurba tipike sezonale, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Alsat.

Shumica e rasteve raportohen në grupmoshën që mbulon shumicën e popullsisë, respektivisht nga mosha 15 deri në 64 vjeç (228 raste), ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët deri në katër vjet.

Në javën e pestë të vitit 2021 janë regjistruar gjithsej 45 raste të gripit / sëmundjeve të ngjashme me gripin, që paraqet rënie krahasuar me sezonin e kaluar dhe kurbën tipike sezonale.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfshi javën e pestë, gjithsej 39,488 persona janë vaksinuar kundër gripit sezonal. Gjithsej 28,922 persona janë vaksinuar me vaksina falas, ndërsa 10,566 persona janë vaksinuar me vaksina komerciale.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se masat e mbrojtëse nga Covid-19 kanë ndihmuar në uljen e numrit të pacientëve me grip sezonal dhe shtojnë se vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us