I shënoi gol Milanit, Napoli gati të “rrëmbejë” mbrojtësin e Spezias

I shënoi gol Milanit, Napoli gati të “rrëmbejë” mbrojtësin e Spezias



Simone Bastoni është një nga zbulimet më interesante të këtij sezoni në kampionatin italian, teksa paraqitjet e mira në fushën e lojës, i kurorëzoi fundjavën e kaluar me golin e parë në Serinë A, që ia shënoi pikërisht Milanit.

Shtatlartë, i fortë, i shpejtë dhe me një të majtë shumë të hidhur, Bastoni ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, por mbi të gjitha të Napolit, që po provon të “djegë” konkurrencën dhe të nënshkruajë me 24-vjeçarin.

Hysaj dhe Ghoulam pritet të largohen në fund të sezonit, ndaj te Napoli shohin Bastonin si lojtarin e duhur për korsinë e majtë, duke qenë se krahun tjetër e kanë blinduar me një tjetër italian si Di Lorenzo.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us