“Ngrica të tilla s’ka pasur asnjëherë më parë”, Balluku: Asnjë aks i bllokuar, qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor – Balkanweb.com

“Ngrica të tilla s’ka pasur asnjëherë më parë”, Balluku: Asnjë aks i bllokuar, qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor – Balkanweb.com


Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, në fjalën e saj në parlament, deklaroi se ngrica të tilla si në këta ditë, Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë më parë, së paku në dekadat e fundit.

Balluku theksoi se ekipet e ministrisë ku ajo punon, në bashkëpunim me ministri të tjera, kanë punuar për të zhbllokuar çdo aks rrugor kombëtar. Ajo tha se aktualisht, të gjitha akset rrugore të vendit janë të kalueshme.

“Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të ftohtit. Kemi parë ngrica dhe borë në Durrës, Lushnjë, Fier, siç nuk ka ndodhur asnjëherë. Shteti ka reaguar menjëherë. Në disa akse, nuk hapej dera e makinës nga i ftohti. Sot që flasim nuk kemi asnjë aks të bllokuar.

U zhbllokua edhe dogana në Qafë Thanë. Kemi pasur 480 mjekë në territor. Dje ne kemi pasur vetëm rreth 60 mijë abonentë jashtë funksionit. Nuk ka perfeksion në kohë vështirësie, por ne jemi mobilizuar për çdo njësi administrative. Kemi pasur mbi 1000 punonjës në mbarë territorin. Qytetarët duhet të respektojnë të gjitha rregullat e qarkullimit”, tha Balluku.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us