MASH-i dhe UNSHM-ja arrijnë kompromis për maturën shtetërore

MASH-i dhe UNSHM-ja arrijnë kompromis për maturën shtetërore


Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka pranuar zgjidhjen kompromisi për maturën shtetërore të cilin e pranoi edhe Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Në zgjidhjen, parashihet që të ketë katër testime, 2 eksterne dhe 2 interne.

“Qysh nesër bordi i maturës do t’i shqyrtojë të gjitha çështjet që dalin nga kushtet e propozuara, për çfarë do të vendoset edhe metodologji për kalim të maturës shtetërore”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e MASH-it, transmeton TV21.

Thonë se për çdo ndryshim në maturën shtetërore, MASH-i në bashkëpunim me bordin e maturës shtetërore do t’i njoftojë maturantët në kohë. Ndërkaq, shtojnë se ky model i maturës është zbatuar gjatë vitit shkollor 2007/2008 dhe 2012/2013.

Përndryshe, gjatë ditës UNSHM-ja ka njoftuar se e ka pranuar zgjidhjen kompromis që u arrit në takimin e tyre me kryeministrin Zoran Zaev.

Kanë sqaruar se ky kompromis parashikon realizimin e dy provimeve të ektserne dhe dy interne, do të thotë provimi i tretë ekstern do të transformohet në intern.

“Ky hap përfshin ndryshime në mënyrën e marrjes së pikëve për maturën shtetërore, kështu që provimet eksterne do të sjellin maksimumi 20 pikë (në vend të 30 – që aktualisht është), ndërsa provimet interne maksimumi 16 pikë (në vend të 6 pikëve aktuale) dhe projekt detyra do të vazhdojë të sjellë maksimumi 4 pikë. UNSHM beson se kjo mënyrë e shpërndarjes së pikëve është më e drejtë dhe më e ekuilibruar për të gjithë maturantët”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e UNSHM-së.

Ata besojnë, se me këtë kompromis do të plotësohen dy parimet e tyre kryesore siç janë ruajtja e cilësisë së arsimit dhe interesin e maturantëve./TV21



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us