Voton Albin Kurti: Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet për legjitimitet

Voton Albin Kurti: Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet për legjitimitet


Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij pasi ka ushtruar të drejtën e votës tha se sot është ditë e bardhë ashtu si e ardhmja e Kosovës.

Kurti tha se qytetarët kanë nevojë për demokraci.

“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do jetë edhe e ardhmja. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet sot kjo nevojë është e drejtë e cila me tej paraqet mundësinë dhe shans  që duhet shfrytëzuar dhe duhet përdorur. Kosova si shtet u pavarur i kthehet popullit si burim i sovranitetit. Me dashuri për vendin duhet të votojmë”, tha ai.

I pyetur se a beson se do fitoj mbi 50 për qind të votave, Kurti tha se fjalën e kanë qytetarët.

“Fushata ka përfunduar pardje sot e kanë fjalën qytetarët”, tha ai.

Kurti votoi në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik në Prishtinë.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us