S’do të hakmerremi ndaj askujt – Epoka e Re

S’do të hakmerremi ndaj askujt – Epoka e Re


Kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se qytetarët u bënë bashkë dhe u vërtetua se zgjedhjet ishin referendum.

Kurti ka thënë se referendumi për drejtësi e kundër kapjes së shtetit u fitua.

Ai ka thënë se kjo fitore e VV është mundësia që të fillojnë ndryshimin që e duan.

“Rruga përpara është e gjatë, do të kemi pengesa e do të bëjmë ndonjë gabim por qëllimin e kemi fisnik. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë drejtësi. Secili nga ne duhet të marrë përgjegjësinë që na takon që ta bëjmë vendin tonë të jetueshëm”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se kjo fitore do të mbahet mend si dita kur populli foli me një zë dhe mori fatin e tij në duar e veta.

Sipas tij, do të mbahet mend për radhët e gjata të njerëzve në vendvotime e për ardhjen e mërgatës.

Ai ka thënë se duhet të ketë barazi në drejtësi e progres pa diskriminim.





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us