Filipçe: Frigoriferët për vaksinat e Pfizer janë gati

Filipçe: Frigoriferët për vaksinat e Pfizer janë gati






Pak para se në vendin tonë të mbërrijnë dozat e para të vaksinës kundër Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka publikuar disa fotografi të frigoriferëve që do të sigurojnë temperaturë optimale për ruajtje të vaksinave, transmeton Alsat.

“Frigoriferët për ruajtjen e vaksinave Pfizer janë gati. Është trajnuar edhe ekipi teknik i personelit, që do të ndjek temperaturën dhe do të kujdeset për të gjitha standardet”, ka shkruar Filipçe në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, sot në vendin tonë pritet të vjen dërgesa e parë nga 8 mijë dozat e vaksinës Pfizer që janë siguruar nga Serbia.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us