Bora ‘bllokon’ aeroportin/ Tirana International Airport: Anulohen 2 fluturime, pista do jetë e mbyllur deri në orën 02:00



Reshjet e borës kanë krijuar shtresën e parë edhe në kryeqytet. Kjo ka krijuar vështirësi në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Me anë të një postimi në facebook, aeroporti njofton se dy fluturimet me linjën Air Albania nga Verona dhe Bolonja do të zbresin në Bari, për shkak të mosoperimit në pistë.

“Për shkak të kushteve atmosferike, pista është mbyllur deri ne orën 02.00 të mëngjesit të sotëm”- njofton Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës .

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë të gjithë familjarët e pasagjerëve që presin njerëzit e tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me linjën Air Albania nga Verona dhe Bolonja, që të dy fluturimet do të zbresin në Bari, për shkak të mosoperimit në pistë. Për shkak të kushteve atmosferike, pista është mbyllur deri ne orën 02.00 të mëngjesit të sotëm.
Do t’ju njoftojmë për çdo informacion tjetër.
Faleminderit për bashkëpunimin.
Tirana International Airport



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us