Vaksina e Oksfordit për fëmijët/ Testimi i parë vullnetar me 300 fëmijë në Britaninë e Madhe

Vaksina e Oksfordit për fëmijët/ Testimi i parë vullnetar me 300 fëmijë në Britaninë e Madhe


Universiteti i Oksfordit ka nisur një studim për të vlerësuar për herë të parë sigurinë dhe përgjigjen imune të vaksinës kundër COVID-19 të AstraZenecas edhe tek fëmijët.

Testimi do të përcaktojë nëse vaksina është efikase tek të miturit e moshës  6 deri në 17 vjeç.

Rreth 300 vullnetarë do të regjistrohen dhe vaksinimet e para priten këtë muaj, sqaroi Oxford. Vaksina me dy doza e krijuar prej tij dhe AstraZeneca është vlerësuar si një vaksinë për botën ’sepse është më e lirë dhe më e lehtë për t’u shpërndarë sesa rivalet e saj.

Profesori Andrew Pollard, kryeinspektor i testimit të vaksinave në Oksford, thotë se ndërsa shumica e fëmijëve janë relativisht të paprekur nga koronavirusi dhe ka gjasa të mos sëmuren nga infeksioni, është e rëndësishme të vendoset siguria dhe reagimi imunitar tek vaksina tek të miturit, pasi disa prej tyre mund të përfitojnë nga vaksinimi.

Kolegji Mbretërore i pediatrisë në Mbretërinë e Bashkuar thotë se ka prova që Covid 19 mund të shkaktojë vdekje tek fëmijët, edhe pse kjo është mjaft e rrallë. AstraZeneca synon të prodhojë 200 milionë doza në muaj deri në prill dhe në total brenda vitit të nxjerrë 3 miliardë doza.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us