Komunat me raste pozitive, Prishtina paraprinë me numrin më të lartë të infektuarve

Komunat me raste pozitive, Prishtina paraprinë me numrin më të lartë të infektuarve


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 2,062 testime të kryera janë konfirmuar 290 raste pozitive me Covid-19.

Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë katër pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 64.095 raste nga 263.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 336 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 55,560.

Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 111 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 18 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Gjilan 10 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 7 raste, Obiliq 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik, Novobërdë.

Aktualisht, vendi ynë po përballet me 6,991 raste aktive./GazetaShneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us