Idrizi: Programi i Rimëkëmbjes do të ketë politika lehtësuese për kompanitë që punësojnë gra e vajza


Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi ka vizituar kompanisë Elkos Group dhe ETC me ç’rast është takuar me gratë që drejtojnë sektorë të ndryshëm në këtë kompani.

Përmes një statusi në Facebook, Idrizi ka thënë se programi i Rimëkëmbjes do të ketë politika lehtësuese për kompanitë që punësojnë gra e vajza, si dhe ato që udhëhiqen nga gratë.

Ky është statusi i saj i plotë:

Këto gra të mrekullueshme janë shtylla të Kompanisë Elkos Group dhe ETC. 

Zonjat Servete Abazi, Valmire Mujaj, Blerina Kelmendi janë menaxheret e suksesshme me të cilat pata kënaqësinë sot t’i takoj. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojë dhe me gratë tjera të kësaj kompanie dhe kompani tjera prodhuese.

Vet fakti se kjo kompani ka 65% gra e vajza të punësuara flet shumë.

Programi i #Rimëkëmbjes do të ketë politika lehtësuese për kompanitë që punësojnë gra e vajza, si dhe ato që udhëhiqen nga gratë!

#Rimëkëmbje ✅

#PDK134 ✅

#EnverHoxhaj1 ✅

#ValdeteIdrizi21✅



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us