Yuri Kim: SPAK po funksionon! Shqipëria ka shumë potencial për investimet e SHBA

Yuri Kim: SPAK po funksionon! Shqipëria ka shumë potencial për investimet e SHBA


Pak orë pasi gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha dhe bashkëpuntorët e saj provuan ftohtësinë e prangave të SPAK, ambasdadorja amerikane Yuri Kim nga Durrësi, nuk hezitoi  ta vlerësojë këtë zhvillim, si një përgjigje për skeptitët e drejtësisë së re.

“Të gjithë skeptikët që kanë thënë se asgjë nuk ka për të ndodhur dhe se reforma në drejtësi bashkë me SPAK nuk ka për të funksionuar u them se kam një lajm për ju. Gaboheni. Ju inkurajoj të shikoni të gjitha rastet kur SPAK ka ndërmadhë dhe kanë ndodhur veprime konkrete përfshi rastin sot në Krujë. Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli është punë jo e lehtë, hap pas hapi do të ketë natyrisht edhe ngecje por duhet të ecim përpara. Duhet të keni më shumë shpresë në raport me skepticizmin. Fokusohuni në faktet në atë që SPAK është duke bërë, atë çfarë policia është duke bërë mos e lejoni vetën tju heqi vëmendjen propaganda.”

E pyetur për insistimin e të qëndruarit të Tom Doshit jashtë kandimit ambasdadorja amerikane tha.

“Vazhdoj ta theksoj këtë pikë. Votuesit shqiptarë meritojnë më shumë. Kjo nuk është se këtë e kërkon SHBA, ambasada amerikane është ajo cfarë votuesit shqiptarë e meritojnë. Mbetet për ta parë. Vijoj diskutimet për këtë cështje që është me rëndësi nga fundi I ditës do të shkruaj dicka të re për këtë.”

Një ditë më parë Top Channel raportoi rreth xhelozisë që ka ngjallur në Komisionin Europian përfshirja e SHBA në ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Për këtë investim amerikan ambasadorja Kim bëri këtë koment.

“SHBA kanë mbështetur ndërtimin e Skavicës. Unë shikoj shumë potencial për investimet amerikane në Shqipëri. Investime të mëdha amerikane. Kjo varet nga forcimi shtetit ligjor dhe shtimi transparencës së proceseve. Prandaj merr një rëndësi të veçantë reforma në drejtësi. Kjo reformë nuk është morale por mbart arsye biznesi.”


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us