Prishtinë, plus 127 raste pozitive me Covid-19 brenda 24 orëve

Prishtinë, plus 127 raste pozitive me Covid-19 brenda 24 orëve


Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga 2,281 testime të kryera janë konfirmuar 344 raste pozitive me Covid-19.

Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 63.433 raste nga 258.636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.534 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 230 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 54,891.

Nga 344 raste pozitive me Covid-19, vetëm në kryeqytet janë regjistruar 127 raste pozitive.

Aktualisht, vendi ynë po përballet me 7,008 raste aktive./GazetaShneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us