“E vetmja parti, garant për ruajtjen e miqësisë̈ me SHBA, me Gjermani dhe me shtete tjera në përkrahje të Kosovës, ka qenë, është dhe do të jetë, LDK”, kështu thotë kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besart Dreshaj.
Nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, Dreshaj shprehet se përgjatë viteve është parë se për disa vota e për pushtet, partitë u thonë jo miqve dhe i refuzojnë ata.
“Nr 37, e vetmja parti, garant për ruajtjen e miqësisë me SHBA, me Gjermani dhe me shtete tjera në përkrahje të Kosovës, ka qenë, është dhe do të jetë, LDK. Përgjatë viteve e kemi parë se qoftë për disa vota, qoftë për pushtet, partitë tjera u thonë JO miqve, i refuzojnë ata. U thonë jo atyre që na përkrahen në rezistencë, në luftë dhe në paqe. Shteti.Shtet. #LDK132 #besartdreshaj37✔️”, ka shkruar Dreshaj.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1001039560303525&id=100011924714016