Së pari janë shfaqur në Tiranë kur Enver Hoxha e mori pushtetin – Epoka e Re

Së pari janë shfaqur në Tiranë kur Enver Hoxha e mori pushtetin – Epoka e Re


Analisti Valon Syla ka komentuar vendosjen e shamijave të kuqe nëpër sheshe të qyteteve të Kosovës.

Ai ka thënë se këto janë vendosur nga VV pasi ky subjekt asnjëherë nuk është distancuar nga të quajturit si “parti e kuqe”

“Shamiat e kuqe së pari u shfaqën më 17 nëntor 1944 në Tiranë kur Enver Hoxha e mori pushtetin”, ka thënë ai duke bërë një lidhje me Partinë e Punës që udhëhoqi Shqipërinë për disa vite me radhë ne nje sistem autoritar.

Tutje ai ka bërë edhe një referencë me një këngë të njohur.

“Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, tha ai.

Në panle gjithashtu u kritikua fushata e LDK-së duke thënë se ata janë pajtuar me rolin në opozitë.

Gazetari Parim Olluri ka analizuar fushatën elektorale të LDK’së për zgjedhjet e 14 shkurtit. Thotë se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa po paraqitet e molisur.

“Më ka çudit LDK-ja. Kam prit se kanë me qenë më të zëshëm kundërt VV-së sepse është llogaritë si partia e dytë në vend”, thotë Olluri.





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us