Manchester United ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale të FA Cup, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 West Hamin, në një sfidë ku ishte e nevojshme edhe koha shtesë për të përcaktuar fituesin.
Të 90 minutat e kohës së rregullt në “Old Trafford” u mbyllën në barazim pa gola, duke bërë që ndeshja t’i drejtohej shtesës prej 30 minutash. Pikërisht në minutën e 98’ ishte mesfushori skocez McTominay ai që dërgoi topin në rrjetë duke shënuar golin me vlerën e kualifikimit për “djajtë e kuq”.
Tashmë skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer mbetet në prite për të mësuar kundërshtarin me të cilin do të përballet në çerekfinale, i cili do të dalë nga çifti Burnley-Bournemouth.