Padi Penale kundër dy nëpunësve policorë – dyshohen për marrje të ryshfetit

Padi Penale kundër dy nëpunësve policorë – dyshohen për marrje të ryshfetit


Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë MPB-së ka ngritur padi penale kundër nëpunësve të policisë D.D. (24) dhe E.S. (29) nga Stacioni policor për siguri në trafik rrugor në SPB Kumanovë për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ata kanë kryer krimin e “pranimit të ryshfetit” nga neni 357 paragrafi 1 i Kodit Penal të RMV, kumtuan nga MPB-ja.

“Nëpunësit e policisë, në mënyrë që të mos kryejnë veprim zyrtar që duhet të kryejnë, gjegjësisht të mos përgatisin raport për një kundërvajtje në komunikacion dhe urdhër pagese kundërvajtje të një shoferi i cili ka kryer kundërvajtje në trafik, ka kërkuar dhe marrë ryshfet në të mira materiale, të cilat pas denoncimit të rastit janë gjetur te nëpunësit e policisë dhe iu kthyen pronarit”, informuan nga MPB.

Kundër nëpunësve të policisë janë ngritur kallëzime penale në Prokurorinë Publike dhe janë pezulluar nga puna deri në përfundimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore.





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us