Bëhet thirrjet të mbështetet Pierre Maudet në zgjedhjet e 7 marsit në Gjenevë – Epoka e Re

Bëhet thirrjet të mbështetet Pierre Maudet në zgjedhjet e 7 marsit në Gjenevë – Epoka e Re


Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton në Zvicër, ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 7 marsit në Gjenevë, shqiptarë të votojnë për politikanin zviceran, Pierre Maudet, që është pjesë e listës “Liberté et justice sociale”.

Bislimi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Maudet tri herë ka vizituar Kosovën.

Sipas Bislimit, Pierre Maudet ka thënë se është e dhimbshme që Kosova ka mbetur e izoluar, pa liberalizim të vizave.

“Aty ku mbështetet komuniteti ynë çdo herë jemi fitues. Urojmë që edhe kësaj radhe të angazhohemi të gjithë të votojmë dhe t’i thërrasim edhe të tjerët – miqtë dhe familjarët të votojnë njeriun i cili meriton mbështetjen tonë”, ka shkruar Bislimi.

Postimi i plotë i Bislimit:

Kisha nderin dhe kënaqësinë të ndajë një pizza së bashku me mikun tim të çmuar Pierre Maudet, një ish-kandidat për këshilltar Federal, një kryetar qeverie në kantonin e Gjenevës, një ministër i Ekonomisë. Ky mik i imi dhe i Kosovës tri herë ka vizituar vendin tonë në kuadër të KFOR-it!
Tani jemi këtu për t’i dhenë mbështetjen në zgjedhjet e 7 marsit listës “Liberté et justice sociale” njeriut i cili do të bënë të gjitha për të na ndihmuar komunitetit tonë këtu dhe Kosovës në proceset politike liberalizimin e vizave. Më thotë është e dhimbshme që Kosova ka mbetur e izoluar. Respekt për rininë e saj e cila më së paku meriton izolimin politik që përjeton Kosova. Ky është njeriu i projektit Papayrus që mundësoi rregullimin e qindra familjeve shqiptare, ky ka angazhuar edhe shqiptarë në policinë e Gjenevës kur ishte ministër i sigurisë. Aty ku mbështetet komuniteti ynë çdo herë jemi fitues. Urojmë që edhe kësaj radhe të angazhohemi të gjithë të votojmë dhe t’i thërrasim të gjithë miqtë dhe familjarët të votojnë njeriun i cili meriton mbështetjen tonë.





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us