Anomalitë kongjenitale në shtatzëni, mund të jenë të pranishme për këto arsyje gjatë kësaj faze

Anomalitë kongjenitale në shtatzëni, mund të jenë të pranishme për këto arsyje gjatë kësaj faze


Një anomali kongjenitale ose çrregullim gjenetik është një gjendje shëndetësore me të cilën lind një foshnje. Mund të jetë rezultat i një çështje kromozomale, të trashëgueshme ose mjedisore.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, afërsisht 3 përqind e foshnjave lindin me anomali kongjenitale shkruan VeryWellFamily përcjell Gazeta Shneta.

Foshnjat me çështje kongjenitale shpesh lindin dhe nga nënat që nuk kanë aspak faktorë rreziku. Sidoqoftë, mundësia për të pasur një fëmijë me një problem shkon me:

– Shtatzënia mbi moshën 35 vjeçe;

– Një histori familjare e një çrregullimi gjenetik;

– Të kesh një shtatëzani të kaluar që përfshinte një anomali kongjenitale;

– Ekspozimi ndaj kimikateve ose ilaqeve që dihet se shkakton çështje të tilla;

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

– Përdorimi i IVF dhe procedurave të tjera që manipulojnë me vezën dhe spermën;

– Të mbeturit shtatzënë me më shumë se një fëmijë.

Dallojmë c’rregullime kromozomale si: sindromi Down (trisomia 21), Sindromi Patau (trisomia 18), Sindromi Turner.

Poashtu, dallojmë dhe c’rregullime të trashëgueshme si fibroza cistike, ose dhe sëmundja Tay- Sachs.

Kur jeni shtatzënë, është normale të shqetësoheni për shëndetin e foshnjës tuaj, veçanërisht kur jeni nënë më moshë më të shtyer ose keni një anëtar të familjes që ka një gjendje shëndetësore.

Por mbani në mend se 97 përqind e foshnjave janë të shëndetshëm, dhe nëse foshnja juaj është në 3 përqind të lindur me një çështje kongjenitale, ekzistojnë mundësi trajtimi dhe shërbimesh në dispozicion.

Së bashku me mjekët ju mund të merrni vendimet e duhura për familjen tuaj, të menaxhoni çështjet shëndetësore të foshnjës tuaj dhe të planifikoni jetën më të mirë të mundshme për fëmijën tuaj dhe familjen tuaj. /Gazeta Shneta /



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us