Në Klinikën Infektive është realizuar sot dhënia e plazmës konvalescente

Në Klinikën Infektive është realizuar sot dhënia e plazmës konvalescente


Gjatë ditës së sotme, Klinika Infektive ka realizuar dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në faqen zyrtare të tij shkruan GazetaShneta.

Sipas mjekëve, pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe se plazma është përballuar mirë.

Postimin e plotë të Ministrit Zemaj, mund t’a lexoni më poshtë:

Klinika Infektive tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë. Gjatë dhënies, mjekët thonë se pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe plazma është përballuar mirë.

Në orët e pasditës trajtimit u janë nënshtruar edhe dy pacientë të tjerë, pranë Klinikës Infektive.

Plazma konvalescente si terapi mbështetëse, do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë dhe do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar ditë më parë. Ky është tregues i suksesit të profesionistëve dhe shëndetësisë tonë.

Jemi bërë shumbull për rajonin. Ju faleminderit ekspert dhe ju mantelbardhë.

Vazhdojmë!



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us