Kurti nuk është në listë, formularët e rezultateve pa emrat e kandidatëve të pa certifikuar



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar sot formularët e rezultateve të kandidatëve, ku aty nuk është lënë hapësirë për kandidatët e pa certifikuar.

Këtë e kanë kundërshtuar anëtarët e LVV-së në KQZ të cilët kanë thënë se po bëhet qëllimshëm që të dëmtohet LVV.

Sami Kurteshi nga LVV tha se është emri i Albin Kurtit ai që po iu pengon.

“Është emri i Albin Kurtit që po ju pengon. Është frika dhe urrejtja ndaj një subjekti dhe ndaj një lideri”, tha ai.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se anëtarët e LVV-së po bëjnë fushate zgjedhore në këtë mbledhje të KQZ-së.

“Asnjëherë më shumë KQZ nuk ka qenë i politizuar”, tha ajo.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us