Greqia mbyllet në fundjavë/ Përkeqësimi i situatës detyron qeverinë të vendosë masa të reja

Greqia mbyllet në fundjavë/ Përkeqësimi i situatës detyron qeverinë të vendosë masa të reja


Duke parë se për të katërtën ditë rrjesht Greqia ka regjitruar mbi 1000 raste ditore me Covid -19, ndërsa është rritur edhe numri i personave që shtrohen në spitale me simptomat e koronavirusit, autoritetet greke kanë rinovuar masat në bazë të zonave të rrezikshmërisë së përhapjes së virusit.

Hartës së zonave me rrezikshmëri të lartë i janë shtuar 13 bashki dhe komuna në zona të ndryshme të vendit, në të cilat së bashku me zonat ku vazhdonte ende barra virale të jetë tepër e lartë fillon të paktën për disa ditë një sistem i rreptë lockdoën-i ku thuajse gjithçka do të mbyllet përveç supermarketeve, dyqaneve ushqimore, farmacive dhe pikave të karburantit.

Por gjithashtu prej mëngjesit të së shtunës, Athina, Selaniku dhe Halkidhikia, që do monitorohen vazhdimisht, hyjnë në zonat e kosnideruara të kuqe në të cilat do të këtë përkufizime të tjera.

‘Të shtunën dhe të dielën do të jenë të hapura vetëm supermarketet, dyqanet ushqimore, furrat e bukës, benzinatat dhe farmacitë nga 5 e mëngjesit deri në 7 të mbrëmjes. Mbeten të mbyllura nga e shtuna që vjen edhe tregjet e hapura ushqimore’- tha Nikso Hardhalias, zv/ ministër i Mbrojtjes Civile dhe Krizave.

Gjithashtu në Athinë, Selanik dhe Halkidhiki mbyllen shkollat e nivelit të mesëm, ndërsa të tjerat do të jenë përsëri të hapura. Sa u përket dyqaneve të pakicës të cilat u hapen para dy javësh, do të mund të shesin vetëm me anë të platformës click way, dmth porosi në internet dhe dorëzim i artikullit tek dera e dyqanit dhe do të jenë të hapura vetëm gjatë 5 ditëve të javës deri në orën 8 të mbrëmjes.

Sipas autoriteteve do të ketë rishikim të masave në ditët e ardhshme në varësi të situatës. Greqia regjistron deri tani gati 6000 të vdekur nga Covid-19 dhe mbi 162.000 të prekur, ndërsa numri i personave që janë vaksinuar njëherë ka shkuar mbi 300000. Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu se me vaksinën e kompanisë Astra Zeneca do të vaksinohen grupmoshat nga 18-64 vjeç.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us