Vendos një penallti, Chelsea fiton derbin dhe zhyt në krizë Tottenham!

Vendos një penallti, Chelsea fiton derbin dhe zhyt në krizë Tottenham!



Tottenham Hotspur është zyrtarisht në krizë. Skuadra e Jose Mourinhos u mposht në derbin e Londrës nga Chelsea i Thomas Tuchel, në një ndeshje që u vendos nga një penallti e fituar nga Timo Ëerner dhe e kthyer në gol nga Jorginho në pjesën e parë. Një gabim i Dier i dha mundësinë Chelsea-t të gjente epërsinë në minutën e 24-t në një ndeshje që Blutë e Londrës e luajtën më mirë sidomos në pjesën e parë ku ishin më kërkues dhe shpërdoruan disa raste shënimi. Pa Harry Kane, Tottenhami nuk kishte forcën e duhur në sulm dhe në pjesën e dytë u shpëtua edhe nga Lloris në një tentativë të Mason Mount ndërkohë që Lamela dhe Carlos Vinicius iu afruan golit për vendasit e Tottenham. Në fund festa ishte e gjitha për Chelsea-n që me suksesin minimal 0-1 mori fitoren e dytë radhazi dhe barazoi Evertonin në vendin e 6-të në kuotën e 36 pikëve, 3 më shumë se Spurs që tashmë kanë zbritur në vendin e 8-të.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us