Kush do ta largoj Ramën nga “Shtëpia e Bardhë”



Përvoja me ish presidentin Trump i cili deklaronte, se e pranon vetëm fitoren e jo humbjen, ngjall dyshime edhe me kryeministrin aktual Ramën, vështirë që pajtohet ta pranoi humbjen.

Që tash po vërehet nervozizmi i tij duke deklaruar se zgjedhjet e kaluara, i kishte fituar me ndershmëri edhe pse vërtetohet e kundërta, se ato zgjedhje ishin të manipuluara dhe të vjedhura. Dëshmitë e tilla i ofroi edhe gazeta gjermane “Bild”.

Rama po ashtu këto ditë iu kundërvu ambasadores së SHBA dhe ambasadorit britanik të cilët kërkuan që listat e zgjedhësve të jenë të pastra, pa persona të inkriminuar.

Përgjigja e Ramës ishte: “S’ka nevojë që ambasadorja e SHBA të më tregoi punën time “. Sjelljet e tij vulgare ndaj personaliteteve me ndikim, që lidhen me fatet e kombit, janë absurditet i një politikani, pa vizion dhe i dehur në vetëkënaqësinë e tij.

Reagime të tilla Rama paraqet shpesh edhe ndaj personaliteteve të EU, apo miqve të çmuar të popullit tonë të cilët kërkojnë reforma, sistem të sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar.

Kryeministri aktual Rama krejt me tone miqësore paraqitet sidomos ndaj Vuçiqit të Serbisë, Erdoganit të Turqisë dhe autokratëve të të gjitha ngjyrave, kurse ndaj figurave politike të Kosovës, ( përveç Thaçit dhe klikës së tij) dhe ndërkombëtarëve që kritikojnë punën e qeverisë së tij, është agresiv dhe i papërmbajtur.

Si duket Rama në shumë pika mundohet ta kopjoj ish presidentin e SHBA zotin Trump, kjo vërehet sidomos duke përdorur rrjetet sociale për përfitim politik.

Gënjeshtra është një karakteristikë tjetër e Ramës me të cilën identifikohet po ashtu me ish presidentin Trump, po shtrohet pyetja : kush ishte ish presidenti Trump ? Ai injoronte përmes Twitter, rivalët, kundërshtarët, shtete dhe burrështetas të ndryshëm, po punonte ditë e natë dhe synim kishte ta lartësonte Amerikën. Po cili është Rama ?…

Ai rrenën e përdor që nga mëngjesi deri sa të bie në gjumë. Sapo zgjohet në mëngjes mediat sociale i përdor për të gënjyer dhe për t´iu hudhur shqiptarëve hi syve.

Ish presidenti Trump na e solli njohjen nga Izraeli, kurse Rama tërë energjinë e hargjon duke enagjuar Minishengenin me Vuçiqin, edhe pse të gjithë shqiptarët janë kundër një ideje të tillë.

Rama me Thaçin dhe Vuçiqin po ashtu përpiqeshin në ndarjen e Kosovës, kurse haptas gënjen se, ai nuk është i përfshirë në këtë çështje.

Grekëve u thoshte se është e drejtë e tyre zgjerimi në 12.000 milje në detin Jon, kurse shqiptarëve u thoshte se kufijtë e Shqipërisë ishin deri në Prevezë.

Kosovës e Shqipërisë u premtonte fshirjen e kufijve, kurse Vuçiqit i premtonte shtrirjen e ndikimit të Serbisë në Shqipëri.

Shqiptarëve u premtonte zhvillim, investime e punësim, kurse shqiptarët e gjorë e kanë mësyrë botën me kokën në duar, nga mjerimi e varfëria.

Premtonte rritje të pagave dhe mirëqenie e prosperitet, kurse në Shqipëri po lulëzon kanabisi, krimi, pasiguria e mjerimi.

Tash në zgjedhjet e prillit nëse kryeministri i Facebookut dhe Twitter Rama i humb zgjedhjet, shtrohet pyetja kush do ta largoi Ramën nga byroja e kryeministrisë?

Si gjithnjë, ende pa përfunduar orari i votimeve, ai do ta shpall veten fitues.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us