Njihuni me Taulant Berishën, djalin nga Gjakova që jeton me shqiponja e skifterë



Taulant Berisha nga Gjakova është i apasionuar pas kafshëve dhe prej pak kohësh, trajnon shqiponjat e skifterët.

Në një lidhje me skype për emisionin “Wake Up”, u shfaq me skifter në dorë dhe rrëfeu si i lindi dëshira për të trajnuar shpendët grabitqarë.

“Nuk është diçka që ndikoi por isha i apasionuar pas kafshëve dhe shpendëve që kur isha fëmijë. Por ishte një emocion tjetër kur shihja shqiponjat pasi përfaqësojnë trimërinë dhe krenarinë, ndërsa syri i tyre është i mprehtë.

Me kalimin e kohës fillova të njoh dhe njerëz të tjerë sepse është e vështirë të gjesh persona të apasionuar pas këtij sporti. Më pas filluam të shkëmbejmë këshilla dhe kemi arritur sukses në trajnimin e shqiponjave dhe disa lloje të skifterëve.

Ky që kam këtu është skifter fantazmë sepse sulmet e tij në natyrë janë të papritur dhe preja e tij e sheh vetëm 2-3 sekonda para se ta kapë. Do të thotë që fshihet shumë mirë në pyll dhe kur do të sulmojë fshihet dhe kur është i sigurt, del”, tha Berisha.

Sa i përket ushqimit, u shpreh se është e vështirë sepse duhet të sigurojë vetë gjithçka, por kënaqësia që merr është goxha e madhe. Edhe familjen e kishte të vështirë ta bindte, por me kalimin e kohës të gjithë e kuptuan pasionin dhe dëshirën e tij për të trajnuar shqiponjat dhe skifterët.

“Në fillim ishte i vështirë që ti bindja sepse familja mendonte se në momentin që do ta lë të fluturoj, do të ikë dhe i gjithë mundi që kam bërë për të do të shkojë dëm. Gjatë trajnimit, duhet të mbahen lidhur me litar derisa të socializohet me ty dhe kur e kupton që nuk ka më frikë prej teje, e lë tërësisht të lirë”, tha Berisha.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us