Manchester United mposht Southampton me rezultatin 9:0 – Balkanweb.com

Manchester United mposht Southampton me rezultatin 9:0 – Balkanweb.com


Manchester United shënoi fitore të thellë me rezultatin 9:0 ndaj skuadrës Southampton e cila mbeti me nëntë lojtarë në ndeshjen e së martës në Premier Ligën angleze, duke barazuar fitoren më të madhe të divizionit.

Mesfushori zviceran i Southampton, Alexandre Jankewitz, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e dytë pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj mesfushorit të “Djajve të Kuq”, Scott McTominay.

Manchester United shënoi golin e parë pas një goditje nga afër të Aaron Wan-Bissaka, kurse Marcus Rashford dyfishoi hendekun në minutën 25-të në Old Trafford.

Jan Bednarek i Southampton shënoi një autogol në minutën e 34-të ndërsa Manchester United kryesonte me 3:0.

Sulmuesi uruguajan Edinson Cavani në minutën 39 shënoi me kokë duke e bërë rezultatin 4:0 për Manchester United.

Pjesa e parë përfundoi 4:0 për ekipin vendas.

Në pjesën e dytë, sulmuesi francez Anthony Martial shënoi pas një përpjekjes të McTominay nga një distancë e gjatë duke bërë rezultatin 6:0 për Manchester United.

Në minutën 82, për Manchester United u akordua një penallti pas ndërhyrjes së palejuar ndaj Martial, i cili pati mundësinë për të shënuar.

Bednarek u përjashtua pas një ndërhyrje të palejuar në zonën e rreptësisë. Southampton mbeti me nëntë lojtarë.

Ylli portugez Bruno Fernandes ishte i saktë nga penalltia duke rritur epërsinë për Manchester United.

Martial shënoi nga afërsia për të bërë rezultatin 8:0 për ekipin e tij, ndërsa Mesfushori uellsian Daniel James shënoi rezultatin përfundimtarë 9:0 në minutat shtesë.

Kështu, fituesit, Manchester United shënoi fitore me rezultatin 9:0 në shtëpi duke barazuar rekordin e tyre që vendosën në vitin 1995.

Më 4 mars të vitit 1995, Manchester United mposhti Ipswich Town me të njëjtin rezultat (9:0) duke u bërë mbajtës të rekordit në këtë fushë.

Por Leicester City mposhti Southampton 9:0 në vitin 2019 duke barazuar rekordin më të madh të fitoreve të Premier Ligës, e cila vazhdon të jetë fitorja më e madhe e ligës si mysafire.

Pas kësaj fitore, Manchester United radhitet në vendit të dytë me 44 pikë në 22 ndeshje.

Udhëheqësit e ligës, Manchester City, kanë 44 pikë, por kanë edhe dy ndeshje të mbetura.

Manchester City do të jetë mysafire e Burnley të mërkurën.

Liverpool tani është në pozitën e tretë me 40 pikë. Të “Kuqtë” do të përballen me Brighton dhe Hove Albion të mërkurën në stadiumin Anfield në Liverpool.

Një nga pretendentët për titull, Leicester City, e cila mbanë pozitën e katërt, radhitet pas Liverpool me 39 pikë. “Dhelprat” do të ndeshen me Fulham të mërkurën në Londër.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us