Shitja e Interit, reagon Moratti: Nuk e prisja


Ish pronari i Interit, Massimo Moratti pranon se ai nuk e priste që Suning të ishte në një pozitë ku ata nuk janë në gjendje të mbështesin klubin.

Moratti shiti gjigandët e Serie A tek Erick Thohir në vitin 2013, pastaj kompania kineze Suning mori drejtimin e Interit në vitin 2016.

Sidoqoftë, me pandeminë që ende kufizon të ardhurat dhe Qeveria Kineze shtrëngon investimet në klubet e futbollit jashtë shtetit, Suning po përpiqet të gjejë investitorë të rinj, përcjell KosovaPress.

“Nuk e prisja që kjo të ndodhte”, tha Moratti për “Firenzeviola.it”.

“Kini parasysh, kjo situatë është e vështirë për njerëzit në të gjithë botën dhe po i vë Suning dhe familjen Zhang në pozicionin ku nuk janë në gjendje të mbështesin klubin dhe kauzën e klubit.”

“Shpresoj se ata mund të gjejnë dikë tjetër që është në përputhje me standardet e tyre.”, tha në fund Moratti.

Bisedimet me BC Partners për të shitur disa ose të gjitha aksionet e Suning në Inter u braktisën këtë javë dhe Suning tani po kërkon investitorë të rinj.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us