Qeveria solli vendim, i obligon institucionet të publikojnë rastet e korrupsionit në ueb-aplikacion

Qeveria solli vendim, i obligon institucionet të publikojnë rastet e korrupsionit në ueb-aplikacion






Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli një sërë vendimesh.

Ka obliguar institucionet shtetërore, që deri më 1 mars të publikojnë të gjitha kallëzimet penale për rastet e korrupsionit që janë në prokurorite themelore të vendit për periudhën kohore janar 2019 – dhjetor 2020.

Kallëzimet penale do të duhet të publikohen në ueb-aplikacionin “Sistemi për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore për parandalim dhe shtypjen e korrupsionit dhe larjes së parave”.

Në këtë seancë, është miratuar edhe:

Programi i Agjencisë për energjetikë. Në programin e miratuar për punën e Agjencisë për energjetike në vitin 2021, theks të veçantë i është kushtuar krijimit të kushteve për burimet rinovuese,
Strategjia për duhanin 2021-2027.
Informacioni për mjetet e nevojshme për vendosjen e sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave në rajonin Juglindor, Vardarit, Pellagonisë, Jugperëndimor dhe rajonin e Pollogut. Për këtë qëllim, Qeveria angazhoi Ministrinë e Financave dhe Ministrinë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor të sigurojnë mjete financiare nga organizatat ndërkombëtare dhe
Informacioni për gjendjen në hidrosistemin “Liqeni i Dojranit” është miratuar nga Qeveria, ashtu që Ministria e mjedisit duhet të dorëzojë deri në fund të muajit shkurt të këtij viti planin për sanimin e hidrostistemit ta dorëzojnë në qeveri./TV21



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us