Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Podujevës. (Salla e mbledhjeve në ndërtesën e re të Komunës, ora 10:00)
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike mban konferencë me rastin e dorëzimit të ankesës për rastin e hidrocentraleve në Deçan. (Para Pallatit të Drejtësisë, 11:00)
Nisma Socialdemokrate hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 13:00)
Partia Fjala hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit. (Para Teatrit Kombëtar Prishtinë, ora 13:00)
Byroja Kosovare e Sigurimit mban konferencë për media. (Objekti i Byrosë, Fushë Kosovë, ora 13:45)
AAK bën hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit. (Amfiteatri i Lidhjes së Prizrenit, 15:00)
LDK hap fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit në Podujevë. (Restorant “Diamond”, ora 17:00)