Leipzig dhe Wolfsburg përmbushin pritshmëritë, kalojnë në çerekfinale!

Leipzig dhe Wolfsburg përmbushin pritshmëritë, kalojnë në çerekfinale!



Leipzig nuk zhgënjen dhe kualifikohet në fazën çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Skuadra e Julian Nagelsmann mposhti lehtësisht në raundin e 1/8-ave me rezultatin 4-0 ekipin e Bundesliga 2, Bochum. Haidara dhe Sabitzer me penallti i çuan shifrat në 2-0 brenda fraksionit të parë, ndërkohë që në pjesën e dytë shkëlqeu Yousuf Poulsen me një dygolësh. Leipzig është një nga skuadrat favorite për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni pas eliminimit të dy finalisteve të sezonit të kaluar si Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen. Në çerekfinale avanacoi edhe Wolfsburg që kaloi me rezultatin 1-0 Schalke 04, në një sfidë që u vendos nga goli i holandezit Weghorst në pjesën e parë, por në fraksionin e dytë, Schalke humbi një “mal” me raste duke u eliminuar për faj të saj.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us