Krasniqi për Vetëvendosjen: Pushtet në ardhje me tendenca autoritare



Krasniqi për Vetëvendosjen: Pushtet në ardhje me tendenca autoritare Frashër Krasniqi nga PSD, ka thënë se ndryshimi i paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje është mashtrim.

“Nuk përbën ndryshim të vërtetë në aspektin ekonomik, të arsimit… Subjektet e vjetra do të kenë rënie në humnerë sa do ta kenë problem rikthimin. Po flas për diskursin, jo për numra dhe sondazhe. VV-së iu kanë dorëzuar partitë e vjetra në aspektin e diskursit. Diskursi i saj është mashtrues”, është shprehur Krasniqi.

Krasniqi në Edicioni i Analizës ka thënë se Vetëvendosje nuk ndalet me aksione si ai i së hënës në Skënderaj.

“Nëse LVV është subjekt politik në ardhje, nuk ka ndonjë subjekt tjetër politik që të artikulojë se çfarë realisht po ndodh në Kosovë. Konfliktet janë sipërfaqësore që nuk arrijnë ta sqarojnë. Më këto konflikte nuk mund të ndalet VV-ja”.

“Keq që po na vjen një pushtet me tendenca autoritare. Është e njëjtë me të vjetrit. Po vjen i maskuar me një rrenë që: ne do t’i zhdukim të gjitha problemet”.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us