Gjermani, “Bayer” nis prodhimin e vaksinave COVID-19 – Balkanweb.com

Gjermani, “Bayer” nis prodhimin e vaksinave COVID-19 – Balkanweb.com


Kompania kryesore e farmaceutikës  gjermane “Bayer” njoftoi sot pjesëmarrjen e saj në prodhimin e vaksinave COVID-19.

“Pas diskutimeve me qeverinë gjermane, është bërë e qartë se kapacitetet aktuale prodhuese për vaksinat duhet të rriten, veçanërisht për variantet e mundshme të virusit SARS-CoV-2”, tha për gazetarët Stefan Oelrich, presidenti i sektorit të farmaceutikës “Bayer”.

Oelrich sqaroi se “Bayer” do të zgjerojë partneritetin e tij aktual me “CureVac” për të përfshirë prodhimin e vaksinës “mRNA”.

Sipas tij, “Bayer” nuk ka prodhuar ndonjëherë vaksina, por ka aftësitë e nevojshme për ta bërë një gjë të tillë. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us