Dhunoi dhe përdhunoi gjyshen 89-vjeçare, mbërrin në gjykatë nipi, “përplaset” me gazetarët: Më lini rehat…

Dhunoi dhe përdhunoi gjyshen 89-vjeçare, mbërrin në gjykatë nipi, “përplaset” me gazetarët: Më lini rehat…


Ka mbërritur në Gjykatën e Lushnjes Sajmir Mecani, shtetasi i cili akuzohet se ka dhunuar dhe përdhunuar gjyshen 89-vjeçare.

Një ngjarje tepër e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik. Dyshohet se mbrëmjen se shtunës shtetasi i sipër përmendur ka dhunuar të moshuarën 89-vjeçare, nënën e njerkut të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Grabjan, ku në gjendje të dehur 36 vjeçari e ka goditur e më pas zhveshur  89-vjeçaren, duke i shkaktuar plagë të mëdha në fytyrë e trup.

Ka qenë djali i se moshuarës që e gjeti të zhveshur nënën e tij. Ismet Mecani hedh akuza se 36-vjeçari madje edhe e ka përdhunuar.

Sipas Ismetit, Sajmiri nuk ka atësinë e tij, pasi është fëmijë I gruas se tij nga martesa e mëparshme. Ai tregon se I riu ka qenë person problematik lidhur me dhunimet seksuale pasi disa kohë më parë ka tentuar të kryej marrëdhënie me një familjar tjetër ne Greqi.

Policia e Divjakës e dërgoi të moshuarën në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë mjekësia ligjore do të bëje  ekzaminimin e 89-vjeçares për të konstatuar akuzat e familjarëve.

Dëshmia e Ismet Mecanit:

U futëm brenda dhe e pyeta mamin , kush të ka rrahur? Ja ky më tha.

Atë e ka djalin e djalit?

Po

Çfarë i kishte bërë nënës?

E kishte c’veshur, kishte bërë punët e veta.

Po ai djali e pranon?

Jo se pranon ai, as të rrahurën se pranon ai.

E mori ai djali tjetër e futi në dhomë. E pyeta nënën të rrafi, të përdhunoi? Po më tha nëna.

Kush e njoftoi policinë?

Unë

Ju dyshoni që e ka bërë?

Po se plaka ishte e zhveshur, trupi është i goditur.

Vuan nipi nga ç’rregullime mendore?

Jo, po ai këtë punë ka, edhe në Greqi këtë punë ka bërë, u dënua atje.

Ai është 35 vjeç Saimir Meçani e ka emrin.

Është djali i gruas, ka baba tjetër.  Kishte ardhur nga Greqia.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us