Platformë online për të denoncuar ndotësit e ambientit

Platformë online për të denoncuar ndotësit e ambientit


Qytetarët do të kenë mundësi në mënyrë të drejtpërdrejtë që përmes platformave onlajn të denoncojnë në një regjistër ndotësit e ambientit si dhe të ndjekin rrjedhën e procesimit të këtij denoncimi deri në fund. Instituti për studime të komunikimit në bashkëpunim me Inspektoriatin shtetëror të ambientit jetësor, në kuadër të iniciativës “Kthjellu” kanë promovuar sot platformën onlajn për denoncim të ndotësve e cila ofron disa mundësi të denoncimit përmes rrjeteve sociale dhe përmes ueb faqes së platformës.

Ana Petrovska, drejtoreshë

“Mund të zgjidhni mjete si Fejsbuk, Mesenxher, email, ueb faqen dhe hartën e ndotësve e cila në këto momente është në përpunim e sipër por ka mjaftueshëm ndotës potencial ku ju mund të denonconi ndotës në momentin që vëreni raste. Në momentin që arrin denoncimi, ne bëjmë autorizim për mbikqyrje të jashtëzakonshme dhe inspektori del në teren. Atje ku nuk do të mund të shkojë inspektori shtetëror, do të koordinohemi me inspektorin kompetent”

Drejtoresha e inspektorit shtetëror të ambientit jetësor sqaroi se qytetarët do të duhet të përshkruajnë lokacionin, situatën me ndotjen dhe më pas do të veprohet nga ana e inspektoriatit. Më pas qytetari do të merr edhe përgjigje nga platforma nëse ndotësi do të mund të sanksionohet ose të hiqet. Petrovska tha se në fokus do të duhet të jenë ndotësit më të mëdhenj të ambientit, por nëse arrijnë edhe denoncime për ndotës më të vegjël, ato do të përcillen tek inspektorët adekuat në teren. Për shkak të numrit të kufizuar të inspektorëve, inspektoriati shtetëror i ambientit do të kërkojë edhe ndihmën e inspektoriateve të tjera si dhe pushtetit lokal për të evidentuar rastet dhe për të ndërhyrë në kuadër të kornizave ligjore.

/SHENJA/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us