Liverpool gjen mbrojtës, transferon turkun Kabak nga Schalke 04

Liverpool gjen mbrojtës, transferon turkun Kabak nga Schalke 04



Liverpool ka gjetur mbrojtësin e shumëkërkuar në merkato, pas dëmtimit të Virgil Van Dijk, pasi ka firmosur me turkun Ozan Kabak, i cili vjen nga Schalke 04.

Futbollisti 21-vjeçar ndiqej nga shumë skuadra, por “the reds” arritën të bindur gjermanët për të marrë kartonin e tij dhe tani Kabak ka mbërritur në Liverpool ku po kryen vizitat mjekësore para se të hedhë firmën mbi kontratë.

Transferimi është kryer mbi bazën e huazimit 6-mujor, me detyrim blerjeje në verë për shifrën e 25 milionë eurove, ndërsa Kabak pritet të përforcojë Liverpoolin në një repart që është goditur shpesh nga dëmtimet këtë sezon.

Nga ana tjetër Schalke 04 po negocion me Arsenalin për të marrë mbrojtësin me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, kontrata e të cilit me “topçinjtë” përfundon verën e këtij viti.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us