Hoxha: Ja cili është objektivi i Partizanit, kishim nevojë për merkato!

Hoxha: Ja cili është objektivi i Partizanit, kishim nevojë për merkato!



I ftuar në emisionin “Zona Gol”, kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha foli pas ndeshje që Partizani barazoi pa gola ndaj Vllaznisë. Portieri i të kuqëve analizoi ndeshjen ndaj shkodranëve, ndërkohë që komentoi edhe ecurinë e Partizanit në këtë sezon por edhe merkaton e dimrit.

Rasti i Carës? “E pashë edhe pas ndeshjes, I bërtita shumë, por në futboll të gjithë duan të shënojnë. Në futboll duhet të kesh edhe fat dhe ne sot nuk e kishim.

Çdo ndeshje futemi në fushë për fitore, por ndoshta edhe presioni bën punën e vetë. Mendoj se kemi bërë mirë dhe terreni nuk na lejoi. Skuadra po tregon formë të mirë edhe nga ana fizike. Askush nuk e kishte menduar këtë ecuri për ne duke parë që nuk bënin dot merkato. Vllaznia është në vend të parë dhe ne do ta ndjekim dhe do ta luftojmë.

Kemi nevojë për lojtarë dhe e shikoj që skuadra është përforcuar shumë. Me ardhjen e Hasanit dhe Muratajt jemi forcuar akoma më shumë. Shpresoj që të kemi afrime edhe në mbrojtje pasi Bitri u ndëshkua me karton të kuq. Broja e ka treguar veten edhe si mbrojtës. Momentin e pritjes ishte refleks pasi kisha edhe Belicën para”.

Sezoni aktual? “Gjërat janë të lidhur të gjitha bashkë. Pas ikjes së trajnerit Lerda erdhi Sormani dhe ne kishim probleme sezonin e kaluar. Vjet e thoja në intervista që të mbyllej sa më shpejt. Këtë vit ka ardhur Daja si dhe Bozhiqi si trajner portierash që unë e njoh prej vitesh. Që të dy kanë bërë një punë shumë të mirë dhe kanë sjell një frymë të re dhe një lojë ndryshe. Që nga mua që nuk duhet ta luaj topin kot para, por ta qarkullojmë sa më shumë”.

Titulli? “Nuk e kemi përmendur titullin kampion. Kishim objektiv Kupat e Europës duke parë që ishim pa merkato. Unë mendoj të fokusohemi te ndeshjet tona dhe të shpresojmë që të ndalet Vllaznia”.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us