Gattuso pritet të largohet nga Napoli


Napoli dhe Gennaro Gattuso thuhet se janë të destinuar t’i ndajnë rrugët në verën e ardhshme.

“Sky Sport Italia” raporton zërat e javëve të fundit në lidhje me pozicionin e ish-trajnerit të Milanit në “Partenopei” dhe zhgënjimin e shfaqur shumë hapur i cili do të çojë në një ndarje në muajin qershor.

Gattuso fitoi Kupën e Italisë sezonin e kaluar, por në këtë edicion nuk ka treguar formë stabile, përcjell KosovaPress.

Me Napolin aktualisht të pestin në Ligë dhe me një hendek prej nëntë pikësh me liderin e tabelës Milanin, presioni mbi Gattuson po rritet.

Raportet e kontaktit midis Presidentit Aurelio De Laurentiis dhe ish-trajnerit Rafael Benitez, i liruar së fundmi nga lidhjet e tij kontraktuale me Dalian, ndezën thashethemet për një largim të hershëm për Gattuson këtë dimër.

Pas fitores 2-0 kundër Parmas mbrëmë, Gattuso manifestoi zhgënjimin e tij me De Laurentiis dhe theksoi se ai ka refuzuar në mënyrë korrekte çdo propozim që i del përpara.

“Sky Sport Italia” pretendon se fronti i tanishëm i akullt midis të dyve nuk do të shkrihet së shpejti dhe raporton se Gattuso do të largohet nga Napoli pas përfundimit të këtij sezoni.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us