Titulli i pamundur, presim edhe një sulmues nga merkatoja – SuperSport

Titulli i pamundur, presim edhe një sulmues nga merkatoja – SuperSport


Mirel Josa rikthehet të drejtojë në Superiore pas disa vitesh, pasi ishte skuadra e Kukësit që i besoi pankinën disa ditë më parë, ndërsa debutimi ishte perfekt për teknikun kryeqytetas, pasi verilindorët triumfuan me rezultatin e thellë 0-4 në Korçë ndaj Skënderbeut.

Për të folur për emocionet e rikthimit në Kategorinë Superiore, por edhe të ndeshjes ndaj Skënderbeut, skuadër me të cilën ka fituar shumë dhe ka luajtur edhe në grupet e Europa League, Josa ishte i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Gol pas Goli”.

Duket se e keni shijuar rikthimin me fitore…
Sigurisht që çdo fitore shijohet. U riktheva në Superiore pas shumë kohësh, pasi ma dha shansin skuadra e Kukësit dhe më erdhi mirë që luajtëm në Korçë e ia dolëm të fitonim.

Si i rezistuat tundimit për të mos qëndruar në Korçë sonte?
Kam shumë miq atje, është e vërtetë dhe shumë prej tyre erdhën më takuan në stadium para ndeshjes. Do të doja të rrija, por ndeshja tjetër është shumë shpejt dhe duhet të vazhdojmë punën.

Kush ka më shumë shanse për të fituar titullin kampion në Itali?
Kam qenë shumë në korrent me ndeshjet europiane dhe sidomos me Serinë A dhe mendoj se kemi një Inter të etur për të fituar, që ka ardhur në rritje në mënyrë të vazhdueshme. Kemi një Milan që vijon të bëjë mirë dhe të gjithë presin kur do humbë, por ata nuk ndalen. Edhe sot fituan me vuajtje, por morën tre pikët. Juventus ka oshilacione, ndonëse në javët e fundit duket se po krijon një farë stabiliteti, megjithatë them se nuk do të mbrojë titullin kampion.

Çfarë ju bindi të pranonit Kukësin dhe deri ku mund të shkojë kjo skuadër?
Në fakt unë kisha parë disa ndeshje të Kukësit këtë sezon, por një skuadër njihet vetëm nga brenda, duke parë problematikat që e shqetësojnë. Unë kam folur shumë pak me presidentin Gjici, pasi kryesisht kam diskutuar me drejtorin sportiv Nderim Nexhipi. Mendoj se me mbështetjen e tij dhe të presìdentit Gjici, do të ndërtojmë një ekip shumë të fortë.

A besoni te titulli kampion?
Që të dalim ne të parët, duhet që Vllaznia të bëjë vetëvrasje dhe e shoh të pamundur. Ne duhet të qëndrojmë sa më afër skuadrave që kemi para vetes, që të provojmë t’i parakalojmë kur të kemi ndeshje direkte.

Mos ndoshta duke qëndruar larg mediave, keni zgjatur rikthimin tuaj në Superiore?
Unë në fakt kam pasur oferta edhe gjatë kësaj kohe, por i kam refuzuar për arsye të mijat. Kam pasur nevojë për qetësi dhe kam qëndrua mënjanë për t’u lënë hapësirë edhe trajnerëve të rinj.

Çfarë ju tha presidenti Gjici pas ndeshjes me Skënderbeun? A u takuat me Takajn?
Nuk kemi folur fare pas ndeshjes me Gjicin, që të jem i sinqertë. Takaj duhej të vinte të më takonte, por nuk e bëri, pasi u largua më herët nga stadiumi.

A prisni ndonjë dhuratë tjetër nga merkatoja?
Me këtë fushë merret drejtori Nexhipi, i cili më ka folur për një sulmues dhe ndoshta e mbyllim nesër. Bëhet fjalë për një sulmues shqiptar, që do të rikthehey në Superiore, por nuk po them më shumë.

Është e vërtetë që para se të drejtonit Skënderbeun, keni pasur një ofertë të rëndësishme nga jashtë?
Po është e vërtetë. Ka qenë një oferyë nga jashtë dhe flitej për një shifër mbi 100 mijë euro në vit, por e refuzova për arsye të mijat.









Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us