Sulm piratësh ndaj anijes së mallrave me flamur amerikan në Gjirin e Guinesë – Balkanweb.com

Sulm piratësh ndaj anijes së mallrave me flamur amerikan në Gjirin e Guinesë – Balkanweb.com


Një sulm pirat u krye mbi një anije mallrash që lundronte me flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Oqeanin Atlantik pranë Gjirit të Guinesë.

Portali “Maritime Bulletin” raportoi se sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në ujërat e Togos. I njëjti burim bëri të ditur se anija e mallrave lundronte nga Ishujt Kanarie në Lagos të Nigerisë.

Anija ndryshoi rrugën e saj të lundrimit pas sulmit të piratëve dhe ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me fatin e ekuipazhit.

Gjiri i Guinesë ishte skena më e shpeshtë e rrëmbimeve të anijeve dhe ekuipazheve në botë vitin e kaluar. Dëmet ekonomike të shkaktuara nga sulmet e piratëve vlerësohen në 818 milionë dollarë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us