Programi Ekonomik/ Drejtori i fushatës në PD shpjegon efektet që do të ketë familja shqiptare



Në programin ekonomik, një nga pikat kryesore të Partisë Demokratike është edhe familja.

Alfred Rushaj, drejtor i fushatës së PD, shpjegoi me detaje efektet që do të ketë familja shqiptare nga ky program.

Sipas Rushajt, Partia Demokratike do të financojë 100% interesat e kredive për 20,000 familje të reja. Po ashtu ai tha se do të japim 3 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë të lindur për 5 vite radhazi.

Alfred Rushaj: Nga kjo sallë Jona, lançuam programin Shqipëria Fiton. Pjesë e saj është edhe programi për familjen. Cili është investimi kryesor për ty si e re për të krijuar një familje?

Për këtë ne do të financojmë 100% interesat e kredive për 20,000 familje të reja. Do të japim 3 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë të lindur për 5 vite radhazi. Do të rrisim pagat e 36,000 arsimtarëve dhe 36,000 familje arsimtarësh do të përfitojnë nga kjo. Ne do të ulim çmimin e energjisë elektrike për 710 mijë familje. Ne do të ulim taksat dhe çdo i punësuar do të ketë më shumë para në xhepat e tij për familjen e vet.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us