PDK-ja sqarohet për telefonatat me zërin e Enver Hoxhajt që po i marrin disa qytetarë – Epoka e Re

PDK-ja sqarohet për telefonatat me zërin e Enver Hoxhajt që po i marrin disa qytetarë – Epoka e Re


Gjatë ditës së sotme shumë qytetarë janë ankuar që një numër i ka telefonuar vazhdimisht dhe që më pas është përgjigjur një audio-incizim i kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhajt.

Në një prononcim për Gazetën Express, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi ka sqaruar punën arsyejen e thirrjeve të qytetarëve që iu janë bërë sot.

“Telefonatat që behën nga Partia Demokratike e Kosovës ju drejtohen vetëm numrave në databazën e brendshme të anëtarësisë sonë. Të gjithë numrat në këtë databazë janë të anëtarëve apo personave të cilët kanë qenë pjesë e aktiviteteve të brendshme të PDK-së. Dhe të gjithë këta numra në databazë, kanë dhënë pëlqimin që mund të kontaktohen përmes thirrjeve apo SMS-ve”, ka thënë Bytyqi.

Sipas zëdhënesit të PDK’së, dhe në rast se që një person i cili ka qenë anëtar apo pjesëmarrës i aktiviteteve të PDK’së ka ndryshuar numrin dhe është në pronësi të dikujt tjetër, thirrjet nuk kanë ndodhur me qellim.

“Nëse në ndonjë rast, një person anëtar apo pjesëmarrës në aktivitetet tona ka ndryshuar numrin, dhe tani ai numër është në pronësi të dikujt tjetër, e në të njëjtën kohë nuk është rifreskuar databaza, edhe mund të ndodhë të kontaktohet gabimisht, pra në asnjë mënyrë me qellim”, tha ai.

Gjithashtu theksoi që secili person person ka mundësin që të kërkojë moskontaktimin, pasi që komunikimin me qytetartët është prioritet i partisë.

“Dëshiroj të theksoj se secili person që kontaktohet e ka mundësinë që të kërkojë moskontaktimin e mëtejme, qoftë kjo edhe për shkak të ndryshimit të pronësisë së numrit përkatës.”

“Komunikimin me qytetarin ne e kemi prioritet, por natyrisht duke respektuar të gjitha procedurat ligjore, siç e theksova më lartë”, përfundoi Bytyqi.





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us