Rusi, 60 për qind e popullsisë së rritur do të vaksinohen kundër COVID-19

Rusi, 60 për qind e popullsisë së rritur do të vaksinohen kundër COVID-19


Rusia në kuadër të procesit të vaksinimit masiv kundër koronavirusit të ri (COVID-19) do të vaksinojë 60 për qind të popullatës së rritur.

Ministri i Shëndetësisë së Rusisë, Mikhail Murashko, gjatë vizitës së tij në Petrozavodsk, kryeqytetin e Republikës Karelia të Federatës Ruse, komentoi procesin e vaksinimit në vend me vaksinën Sputnik V e zhvilluar nga Instituti Kombëtar Gamelaya i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë.

Murashko duke theksuar se janë prodhuar 4 milionë doza të vaksinës për vaksinimin e popullit, tha se, “ne duhet ta vaksinojmë 60 përqindëshin e popullsisë së rritur deri në gjysmën e parë të vitit”, tha ai.

Duke vlerësuar se në muajt shkurt-mars presin që pandemia ta ulë rrezikun, ai tha se, “rreziku i infektimit me COVID-19 është ende i lartë, prandaj është e nevojshme të respektohen masat e ndërmarra kundër COVID-19”.

Murashko gjithashtu tha se numri i shtretërve nëpër spitale është i mjaftueshëm për pacientët me COVID-19.

Më 18 janar filloi vaksinimi në Rusi me urdhrin e presidentit rus Vladimir Putin.

Në Rusi të gjithë qytetarët mund të vaksinohen falas me vaksinën Sputnik V, përveç të sëmurit me sëmundje kronike, alergjike, gratë shtatzëna dhe gji dhënëse, si dhe të sëmurit me infeksione të traktit respirator.

Në fazën e parë do të merret doza e parë dhe pas 21 ditëve merret doza e dytë e vaksinës.

Atyre që marrin pjesë në procesin e vaksinimit vullnetar u jepet një çertifikatë, ndërsa mund të vaksinohen edhe persona me shtetësi të huaj.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us