Pioli: Ibra nuk është racist, ndaj Bolognës dua rikthimin te fitorja

Pioli: Ibra nuk është racist, ndaj Bolognës dua rikthimin te fitorja


Dy humbje radhazi, një në kampionat ndaj Atalantës dhe një tjetër në Kupën e Italisë në derbin ndaj Interit, kanë tronditur jo pak besimin në ambientin e Milanit, që gjithsesi u shpall kampion dimri dhe do të provojë të ruajë të njëjtën ecuri edhe në fazën e dytë.

Kuqezinjtë do të rikthehen në fushë nesër pasdite, pasi do të luajnë në transfertën e “Dall’Ara”-s ndaj Bolognës, ndërsa trajneri Stefano Pioli pranoi se duhet djersitur shumë ndaj emilianëve, për të arritur te fitorja.

“Pas një jave si kjo, është shumë e rëndësishme që nesër të rikthehemi te fitorja. Megjithatë duhet të bëjmë kujdes, pasi ndaj Bolognës duhet të derdhësh shumë djersë për të fituar. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por jo vendimtare, pasi është ende herët. Problemi ynë momentalisht është se futbollistët nuk kanë të njëjtin ritëm, për shkak të dëmtimeve dhe prekjes nga koronavirusi, por pas ndeshjes me Bolognën do të kemi kohë të punojmë më mirë”, u shpreh Pioli.

Tekniku kuqezi është rikthyer të flasë edhe për incidentin Ibra-Lukaku në derbi, si dhe kartonin e kuq të suedezit, ndërsa njoftoi se mesfushori Bennacer do të udhëtojë me skuadrën drejt Bolognës, por nuk pritet ta nisë si titullar.

“Ka keqardhje sepse la skuadrën me 10 vetë në një moment të rëndësishëm, por e shoh të karikuar në maksimum për sfidën e nesërme. Grindja me Lukakun nuk ishte gjë e mirë, por episode të tilla ndodhin në futboll. Me skuadrën do të udhëtojë edhe Bennacer, por vështirë se do të jetë në gjendje të luajë nga minuta e parë”, tha trajneri i Milanit.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us