Në SHBA janë identifikuar më shumë se 400 raste të variantit të ri të Covid-19, raporton CDC-ja

Në SHBA janë identifikuar më shumë se 400 raste të variantit të ri të Covid-19, raporton CDC-ja


Më shumë se 400 raste me variantin e ri të Covid-19 janë identifikuar në SHBA.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të paktën 434 raste janë identifikuar në SHBA, si pasojë e përhapjes së variantit të ri në Britani shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

Ky total përfshin 123 raste në Florida, 113 në California, 42 në Neë York dhe 22 në Michigan.Në pjesën tjetër dominon më pak se 20 raste.

Varianti i ri (B.1.1.7) tashmë është përhapur në 70 vende të botës, sipas OBSH-së.

Përveç kësaj, Karolina e Jugut ka raportuar dy raste të një lloji tjetër të variantit, i njohur si B.1.351, i cili fillimisht është zbuluar në Afrikën e Jugut./GazetaShneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us