BARNAHUS Shqipëri: Numri më i madh i krimeve seksuale kundër fëmijëve po kryen nga bashkëmoshatarët e tyre!



BARNAHUS Shqipëri dhe Child & Youth Policy Hub, me mbështetjen e CRCA/ECPAT Shqipëri, prezantuan sot Raportin “Analiza e sistemit të mbrojtjes fëmijëve bazuar në rastet e abuzimit seksual të fëmijëve”. Ky është raporti i parë që përgatitet në këtë fushë specifike të mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve ndaj të dhënat e tij paraqesin një rëndësi të vecantë si për politikë-bërësit ashtu edhe për organizatat e fëmijëve.

Analiza e raportit bazohet në studimin e detajuar të 36 rasteve të dhunës dhe shfrytëzimit seksual të ushtruar ndaj fëmijëve, të trajtuara nga Barnahus Shqipëri përgjatë viteve 2019-2020. Studimi ndalet dhe analizon sistemin e mbrojtjes së fëmijëve,referimin dhe trajtimin e rasteve të abuzimit seksual ndaj fëmijëve. Rezultatet e tij janë edhe një kambanë alarmi, jo vetëm për opinionin publik në vend, por sidomos për institucionet që përfaqësojnë arsimin, mbrojtjen sociale, rendin, drejtësinë, dhe politikën në tërësi.

Gjetjet kryesore të raportit janë:

Numri më i madh i krimeve seksuale ndaj fëmijëve janë kryer nga bashkamoshatarët e tyre. 32% e dhunuesve të fëmijëve që i përkasin grup-moshës nga 14-24 vjeç;

41% e abuzuesve e kanë kryer krimin e dhunës seksuale në grup me mbi 4 persona;

Grupmosha 10-14 vjeç është më e prekura nga krimet seksuale me 44% të rasteve të raportuara, e ndjekur nga grupmosha 15-18 vjeç që ze 36% të rasteve;

55% e fëmijëve që i kanë mbijetuar dhunës seksuale jetojnë në kushte tepër të vështira ekonomike dhe rreth 42% e tyre jetojnë në banesa të papërshtatshme për jetesë;

Jugu i Shqipërisë renditet në vendin e parë përsa i përket raportimit të rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve me 50 % të rasteve të raportuara, e ndjekur nga Shqipëria e Mesme me 42 % të rasteve, ndërsa Veriu i vendit me 8 % të tyre;

Policia e Shtetit, renditet në vendin e parë, për mbulimin që ky institucion i ka bërë shërbimeve që marrin fëmijët që i kanë mbijetuar dhunës seksuale, të ndjekur nga shërbimet sociale dhe ato shëndetësore. Sistemi i drejtësia vijon të ketë mangësi serioze në qasjen miqësore dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, duke nënvizuar rëndësinë e madhe që këto të dhëna krijojnë në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëijëve dhe përgjigjes së koordinuar institucionale që duhet t’i jepet këtij fenomeni të rëndë, theksoi se: “Realiteti me të cilën përballen fëmijet e dhunuar seksualisht, shpesh është një realitet i papranueshëm! Ne jemi përgjegjës jo vetëm për arsimimin e fëmijëve, por edhe rritjen e tyre në një shoqëri të sigurtë dhe pa dhunë! Të dhënat tregojnë të kundërtën. Jo vetëm sistemi i mbrojtjes së fëmijëve, por në tërësi të gjitha sistemet, përfshi edhe shoqërinë dhe familjen, janë të papërgatitura për të mbrojtur fëmijët nga dhuna seksuale. Sidoqoftë asnjëherë nuk është vonë për t’i shpallur luftë dhunës seksuale në të gjitha aspektet!”

Gjetjet dhe rekomandimet e Raportit 2 vjeçar “Analiza e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, bazuar në rastet e abuzimit seksuale të tyre të trajtuara nga BARNAHUS Shqipëri”, u bënë publike në një takim konsultues midis përfaqësuesve të insititucionve publike si policia, prokuroria, deputetë, organizata të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Dy vitet e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme në luftën kundër abuzimit seksual të fëmijëve – tha Klaudio Pulaha, bashkëautor i raportit, nga Barnahus Albania – në drejtim të prezantimit dhe vendosjes së standardeve të reja, politikave, ligjeve dhe masave për mbrojtjen e fëmijët nga abuzimi seksual. Raporti ofron një bazë të mirë për t’a filluar një ndryshim të tillë.”

Abuzimi seksual i fëmijëve në Shqipëri mbetet një ndër krimet më pak të raportuara. Studimet tregojnë se 1 në 10 fëmijë është viktimë e abuzimit seksual. Numri i fëmijëve që bëhen viktima të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual rritet me moshën e fëmijës. Vetëm dy vjet më parë Shqipëria hapi shërbimin e parë (Barnahus Albania) në mbështetje të fëmijëve dhe adoleshentëve që i kanë mbijetuar dhunës seksuale.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us