Për këta kandidatë të PDK-së, LV-së, AAK-së e Nismës do të votonte Lutfi Haziri – Epoka e Re

Për këta kandidatë të PDK-së, LV-së, AAK-së e Nismës do të votonte Lutfi Haziri – Epoka e Re


Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka treguar se cilët kandidatë për deputet nga subjektet tjera politike do t’i votonte në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Haziri në T7 ka thënë se nga lista e PDK-së do të votonte këtë pesëshe të deputetëve: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Memli Krasniqi e Abelard Tahiri.

Nga LVV-ja Haziri do të votonte këta pesë kandidatë: Arberia Nagavci, Liburn Aliu, Gani Krasniqi, Glauk Konjufca e Haki Abazi.

Nga AAK-ja, Haziri thotë se do të kishte votuar këta kandidat: Besnik Tahiri, Rexhep Kadriu, Dardan Islami, Rrustem Berisha e Ahmet Isufi.

Haziri ka përzgjedhur edhe kandidatët e Nismës që do t’i votonte, të parin e ka përzgjedhur Skender Reçicën pastaj Mimoza Kadriu, Bekim Brestovci, Mevludin Krasniqi e Endrit Shala.

“Ka edhe plotë djem të mirë këtu, por po i lë këta pestët”, ka thënë ndër tjera Lutfi Haziri në televizionin “T7”.





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us