Spitalet në Japoni të mbingarkuara pasi rritet numri i rasteve me COVID-19 – Balkanweb.com

Spitalet në Japoni të mbingarkuara pasi rritet numri i rasteve me COVID-19 – Balkanweb.com


Më shumë se 15 mijë pacientë me koronavirus të ri (COVID-19) në Japoni janë në listat e pritjes për t’u shtruar në një spital ose një strehim të caktuar.

Përderisa numri i personave të sapo infektuar është rritur ndjeshëm që nga nëntori, më shumë njerëz të infektuar janë detyruar të presin në shtëpi për shkak të mungesave të kapaciteteve, ka zbuluar një studim i Kyodo News.

Agjencia e lajmeve vëzhgoi 11 prefektura që janë në gjendje të jashtëzakonshme që nga fillimi i këtij muaji. Situata është veçanërisht e vështirë në kryeqytetin Tokio, i cili ka numrin më të lartë të njerëzve të infektuar, 7.539.

Sipas masave të reja, njerëzve u është kërkuar që të përmbahen nga dalja e panevojshme, ndërsa restoranteve u është kërkuar të shkurtojnë orarin e punës.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë treguan se numri i pacientëve në qendrat e izolimit u rrit nga 6.429 sa ishte më 9 dhjetor, në 35.394 më 20 janar. Ndërkohë, ky numër ishte vetëm 1.096 persona më 4 nëntor të vitit të kaluar.

Simulimi i vaksinimit kundër koronavirusit

Taro Kono, ministri i ngarkuar me përpjekjet e parandalimit të koronavirusit, tha para një komiteti parlamentar se Japonia do të mbajë një simulim të vaksinimit të koronavirusit në Kawasaki afër Tokios.

“Ne do të vlerësojmë se sa kohë nevojitet për të vaksinuar dhe sa i madh duhet të jetë sistemi. Pastaj ne do të informojmë komunat për rezultatet”, citohet të ketë thënë ai.

Kryeministri Yoshihide Suga në të njëjtin takim tha se ai dëshiron të “sjellë me shpejtësi vaksinat te njerëzit”.

Japonia ka nënshkruar marrëveshje me kompanitë Pfizer-BioNTech, Oxford-AstraZeneca dhe Moderna.

Punonjësit shëndetësorë pritet të jenë të parët për vaksinim, të ndjekur nga personat më të moshuar se 65 vjeç.

Japonia me mbi 126 milionë njerëz ka raportuar më shumë se 367 mijë raste, përfshirë mbi 5 mijë vdekje që ndërlidhen me COVID-19.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us