Ndajet Jonida Maliqi me aktorin Romeo Veshaj

Ndajet Jonida Maliqi me aktorin Romeo Veshaj

Një romancë e bukur showbizzi, që nisi me dashuri dhe u mbyll me urrejtje brenda vitit 2019. Historia e dashurisë mes këngëtares së njohur Jonida Maliqi dhe aktorit të humorit, Romeo Veshaj, nuk iu gëzua dot Vitit të Ri 2020.

Shpërndarja me shpejtësinë e erës e një videoje të para dy viteve e Jonidës me kolegun dhe mikun e saj prej shumë vitesh, Flori Mumajesi, i hodhi benzinë zjarrit dhe bëri shkrumb e hi edhe historinë e saj me Romeon.

Në emisionin “Rreze dielli”, Jonida sqaroi situatën e saj pas publikimit të videos: “Dua të jem e drejtpërdrejtë, ashtu siç kam qenë gjithmonë. Çdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë. Megjithatë, ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë e ka fajin media.

Duhet të dinë të bëjnë një baraspeshë me individin, karrierën, personalen, atë që përfaqëson. Megjithatë, nuk do doja të përmendja asnjë emër, unë jam një femër beqare. Kur dua, dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral. Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi. Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh. Ajo që më vret janë njerëzit e sëmurë që arkivojnë gjëra dhe i përdorin në momentin më kulminant të karrierës sime. Zoti ua ktheftë, kaq.”

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us